Rama: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Fier së bashku me zëvendesën e tij, Belinda Balluku, në një tryezë të hapur folën për prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.

Rama u shpreh se ndihet optimist për të të ardhmen e këtij sektori, pasi beson se brenda kësaj dekade, Shqipëria do të mund të jetë plotësisht e pavaruar nga energjia elektrike. Kjo do të thotë se vendi do të mund të prodhojë në masë të plotë energji elektrike, e madje të eksportojë atë në vendet e tjera, duke mos pasur kështu më nevojën e blerjes së saj.

“Besoj kemi të gjitha arsyet të mendojmë se pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër dhe transformimi i Shqipërisë, nga me hall të madh energjinë, në një vend eksportues të energjisë neto të energjisë elektrike është afër. Janë zhvillime historike që nese të gjitha shkojnë sipas programit e planeve tona, bazuar në kërkesat që kemi në administrim nga ana e investitorëve e ato që ne kemi planifikuar, brenda kësaj dekade, Shqipëria do jetë energjitikisht e pavarur”, tha Rama.

Ai shtoi se jo vetëm prodhimi energjitik, por dhe transmetimi i saj ka njohur progres të rëndësishëm.

Duke u ndalur tek sektorit të mineraleve, kreu i qeverisë tha se ajo ka qenë një “xhungël”, referuar kështu para se ai të merrte detyrën e kryeministrit, për t’u shndërruar në sektor më të përmirësuar. Sakaq, Rama tha pavarësisht zhvillimit, sektori ka nevoje për shtimin e kapaciteteve përpunuese.

“Edhe aty ishin në një situatë xhungle absolute. Shfaqjesh kretësisht të paimagjinueshme për Evropën. Turma fëmijësh të lëshuar mbi kodrat e mineraleve, me trasta për të fituar bukën e gojës. Sot kemi një situatë krejt tjetër, por jemi të vetëdijshëm të rrisim klapacitetet tona përpunuese.

Nuk mjaftohemi vetëm me sistemin e sektorit, duhet të shkojmë përtej. Duhet të përpunojmë dhe eksportojmë produkte të përpunuara.”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...