Antonio Costa në Tiranë më 16 Maj

Më datë:

Përpara mbërritjes në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi me shtetet ballkanike është investimi gjeostrategjik më i rëndësishëm për Brukselin.

“Zgjerimi me shtetet ballkanike është investimi gjeostrategjik më i rëndësishëm që ne po bëjmë.

Ky është një proces ne vijim. Unë do ti vizitoj të gjitha shtetet ballkanike pas dy javësh për të biseduar me liderët e rajonit për t’i nxitur që të përshpejtojnë reformat. Ne jemi të përkushtuar për të arritur sukses në këtë proces.

Ne besojmë se këto shtete do t’i tejkalojnë problemet dypalëshe në mënyrën e duhur për të siguruar që në mandatin tonë pesë vjeçar të kemi antarësime të reja në familjen tonë evropiane”, tha Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian.  

Një ditë më parë komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se Shqipëria do të jetë shteti anëtar i 29-të i BE-së brenda vitit 2029. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...