Vrasja e policit, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit

Më datë:

Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë 1 muaj paraburgim për 6 të dyshuarit e arrestuar 1 ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika. Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës. Ata akuzohen për vrasje të rëndë. Muhamet Lika u vra natën e 1 Prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me 5 të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 Prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton, tha prokuroria. Që të 6-të dyshuarit u arrestuan të Hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

“Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha. Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale. “Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

Policia kreu bastisje në 9 lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve,...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...