Shtetet e Bashkuara i heqin “non grata-n” zyrtarit të lartë hungarez

Më datë:

Departamenti amerikan i shtetit heq nga lista e personave “non grata” Antal Roganin, shefin e kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban i sanksionuar gjatë administratës pararendëse të Joe Biden.

Vendimi u publikua nga Departamenti i Thesarit, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio ia komunikoi këtë vendim në një bisedë telefonike edhe homologut të tij hungarez Peter Zijarto.

Siç thuhet në deklaratën për shtyp të Departamentit të Shtetit, Rubio u shpreh se vendimi për sanksionimin e zyrtarit të lartë hungarez nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Ministri i jashtëm hungarez përshëndeti vendimin, ndërsa zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovaç tha se vendimi është shenjë se erërat në Uashington kanë ndryshuar.

Antal Rogan u vendos në listat e të padëshiruarve të Uashingtonit, në ditët e fundit të administratës Bajden, më 7 Janar.

Njeriu i afërt i kryeministrit Viktor Orban akuzohej nga Departamenti amerikan i shtetit se duke shfrytëzuar postin, kishte krijuar skema korruptive në sektorë strategjikë të ekonomisë së Hungarisë si energjia, për t’u pasuruar dhe për të forcuar ndikimin e tij dhe njerëzve të partisë qeverisëse ku bën pjesë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...