COVID-19, Palestina zgjat bllokimin për një muaj

Më datë:

Palestina ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin e pjesshëm të vendit për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19).

Në llogarinë e tij në Twitter, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat, shkroi se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka zgjatur bllokimin për një muaj.

Më herët, kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha se një bllokim i pjesshëm është zbatuar nga ora 10 e mëngjesit deri në 5 pasdite në të gjitha krahinat.

Sipas vendimit, duke përjashtuar farmacitë, të gjitha kompanitë tregtare do të qëndrojnë të mbyllura pas orës 5 pasdite.
Deri më tani, në Palestinë janë konfirmuar 161 raste të koronavirusit.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në mbarë globin.

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se infektimet nga ky virus në të gjithë botën tejkaluan shifrën 1 milion, me mbi 53 mijë vdekje dhe mbi 211 mijë të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...