I akuzuar si autor i vrasjes së Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania Vladimir Kola

Më datë:

42-vjeçari Vladimir Kola alias Valmir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri. Dyshohet se Kola me datë 30 Tetor të 2022-shit në kompleksin “Kodra e Diellit” në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Briken Sanajn.

Kola dyshohet se ka qenë autori i ekzekutimit të Sanajt, ndërsa për krijimin e kushteve është ndihmuar nga dy shtetas nga Kosova.

Shkak i vrasjes së Briken Sanajt dyshohet të jetë bërë gjakmarrja, zanafilla e të cilës nis prej vitit 2012 në Lezhë kur familjari i Vladimirit është plagosur rëndë nga i vëllai i Briken Sanajt.

42-vjeçari u arrestua në Gjermani në muajin Prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus”, i finalizuar si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë.

Sjellim në vëmendje se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23 Nëntor 2022, i ka caktuar 42-vjeçarit Kola masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...