21.5 C
Tirana

Rrëzimi i aeroplanit në Kanada, të gjithë pasagjerët mbijetuan. Hetohen shkaqet

Më datë:

Një avion i kompanisë “Delta Airlines” u rrëzua gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos në Kanada.

Avioni, një Bombardier CR900 me 80 persona në bord, ku 76 ishin pasagjerë dhe katër ishin anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga Minesota për në Toronto.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin me kokë poshtë në pistën e aeroportit, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.  

18 persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e përmbysjes së avionit, ku disa pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan në spital.

Temperaturat e ulta, prania e mjegullës dhe stuhia e borës mendohet se janë bërë shkak për rrëzimin e avionit.

“Jam e lehtësuar kur mësova se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë gjallë pas rrëzimit të aeroplanit në Toronto Pearson”, tha kryebashkiakja e Torontos Olivia Chow.

Bordi për Siguri të Transportit të Kanadasë ka thënë se ka angazhuar një ekip për të kuptuar se si ka ndodhur saktësisht aksidenti.

Dy pista do të jenë të mbyllura për disa ditë për hetime dhe pasagjerëve u është thënë se mund të përballen me vonesa.

Përplasja është incidenti i katërt i madh i aviacionit në Amerikën e Veriut  duke përfshirë një përplasje vdekjeprurëse në ajër midis një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak pranë aeroportit Ronald Reagan të Uashington DC, i cili vrau të gjithë 67 personat në bord, ndërsa të paktën shtatë persona vdiqën kur një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në Filadelfia dhe 10 u vranë në një përplasje avioni pasagjerësh në Alaskë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...