Takimi SHBA-Rusi në Riad, Kina kërkon përfshirjen e të gjitha palëve në bisedimet për paqe

Më datë:

Pas takimit që po zhvillohet në pallatin e Riadit në Arabinë Saudite për fundin e luftës në Ukrainë, Kina ka reaguar duke thënë se pret që të gjitha palët të ulen së bashku për negociatat e paqes, pasi Kievi dhe aleatët europianë janë përjashtuar.

 “Kina mirëpret të gjitha përpjekjet kushtuar paqes, përfshirë konsensusin mbi negociatat e arritura midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp. 

“Në të njëjtën kohë, Kina pret që të gjitha palët e përfshira dhe palët e interesuara të marrin pjesë në procesin e negociatave në kohën e duhur.”

Prej kohësh Kina ka kërkuar pozicionimin e saj si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në konflikt, duke promovuar kështu propozimin e saj për të zgjidhjen e luftës edhe pse është ende i paqartë.

Por kërkesa e saj është lënë në hije nga Perëndimi për shkak të marrëdhënieve që Pekini ka me Moskën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...