7.5 C
Tirana

Masakra me 4 viktima, RENEA kontrolle në Dobraç

Më datë:

Me urdhër të SPAK, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Dobraç të Shkodrës. Raportohet se janë kryer kontrolle në disa nga banesat e personazheve të njohur të botës së krimit dhe të skeduar nga ana e strukturave të rendit.

Sipas të njëjtave burime, forcat RENEA kanë përqëndruar kontrollet në zonën e Dobraçit në lidhje me masakrën e 30 Tetorit të 2024-ës ku humbën jetën 4 persona: Hamza Lici, Arlind Bushati, si dhe çifti Bashkim dhe Flutura Basha.

Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar në lidhje me këto kontrolle në këtë zonë të Shkodrës, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Sjellim në vëmendje se masakra me 4 të vrarë në Dobraç po hetohet nga SPAK pasi Prokuroria e Shkodrës e konsideroi veten si jo kompetente për vijimin e hetimeve.

Të dhënat e grumbulluara sipas hetuesve tregojnë se pas vrasjes së Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe çiftit të kalimtarëve Bashkim dhe Flutura Basha qëndrojnë disa persona që kanë bashkëpunuar si një grup kriminal.

Pista kryesore e hetimeve deri më tani është ajo e hasmërisë mes grupeve kriminale në këtë qytet, konfliktet e të cilëve janë shfaqur edhe në disa dosje të hetuara nga SPAK me bazë komunikimet në aplikacionin SKY.

Lici dhe Bushati po lëviznin me një makinë tip “Benz” kur ranë pre e breshësirisë së automatikut pasditen e 30 Tetorit në Dorbraç. Bashkë me ta dyshohet nga hetuesit të ketë qenë edhe një person i tretë, i cili ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i 23-vjeçarit Hamza Lici.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...