Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Tiranë, 27 të arrestuar dhe 7 në kërkim

Më datë:

Një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës është goditur nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Blic 34”.

Në një konferencë shtypi, drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se gjykata ka lëshuar 34 masa sigurie arrest në burg, nga të cilat janë ekzekutuar 27 të tilla. 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi nuk u gjetën në banesat e tyre.

Gjatë aksionit u sekuestruan 3.4 kg kokainë, 150 doza heroine, 500 doza ekstazi, 12 kg kanabis, 26 celularë dhe 10 makina.

Grupi kriminal e shpërndante lëndën narkotike në lagje të ndryshme të kryeqytetit, në lokal dhe në afërsi të shkollave.

Në funksion të këtij hetimi, më gjatë javëve të mëparshme janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë krahas grupit prej 34 vetash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...