Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative: Transmetojini live seancat!

Më datë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live të seancave gjyqësore.

Në kërkesë, Veliaj argumenton se parimi i transparencës së gjykimit duhet të garantohet në mënyrë reale dhe efektive, përmes lejimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të seancave për publikun. Sipas tij, kufizimi aktual në ndjekjen fizike të seancave nuk përmbush standardin e transparencës që kërkon ligji.

Një nga argumentet kryesore lidhet me praktikën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila tashmë transmeton live seancat publike, si standard për garantimin e transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Kërkesa zyrtare e Veliajt
Kërkesa zyrtare e Veliajt

Sipas Veliajt, kjo praktikë duhet të shërbejë si model për të gjitha gjykatat, pasi tregon se transmetimi i drejtpërdrejtë është plotësisht i pajtueshëm me solemnitetin dhe zhvillimin normal të procesit gjyqësor. Gjithashtu, është edhe një detyrim ndaj publikut dhe atyre që e kanë besuar dhe votuar Veliajn tri herë rresht, për të mësuar në kohë reale çdo fakt e të vërtetë rreth tij.

Ai thekson se, për shkak të funksionit të tij publik, interesit të lartë që mbart çështja, personave të shumtë të interesuar, aplikimi i një standardi më të kufizuar nga gjykatat e tjera do të cenonte të drejtën e publikut për të përçuar zhvillimin e çështjeve, besimin e publikut dhe do kompromentonte qëllimet e këtyre proceseve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Anija “Touska” nën kontroll të SHBA, dyshohet për materiale me përdorim ushtarak

Anija kontejnerë me flamur iranian “Touska” është sekuestruar nga...

Strategjia/ Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth...

Pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Itali, Prokuroria në veprim

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të...

Studimi: Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë

Një analizë e organizatës Transport & Environment (T&E) tregon...