Pësoi aksident dhe doli në rrugë me 3 pasagjerët, një automjet përplas për vdekje të riun

Më datë:

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu 28-vjeçar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

28-vjeçari me iniciale G.M. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues qytetarin me iniciale I.L.

Për pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital për mjekim.  

Shoferi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta e dhunshme, Policia identifikon 52 persona të dyshuar

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar...

Ministri Demo: Dhuna arriti nivele të paprecedenta, 347 persona të lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se në total...

BE reagon për protestat dhe çështjen Veliaj: Thelbësor një proces i drejtë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de...

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë, pritet vendimi për bojkotin

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës...