8.5 C
Tirana

Nga pagat e punonjësve të shtetit, tek sektori i tregtisë dhe shërbimit, ja rënie që pësuan në 3-mujorin e tretë të 2019

Më datë:

Pagat për punonjësit e administratës publike, ato në sektorin privat në tregti dhe shërbime dhe gjithashtu edhe punonjësit e thjeshtë u ulën në tremujorin e tretë të vitit 2019 në raport me tre mujorin e dytë.

INSTAT raportoi se, punonjësit në sektorin publik, kryesisht ligjvënës, nëpunës të lartë Administratës në rang drejtorësh morën pagë mesatare mujore bruto me 97,951 lekë në muaj nga 100,949 lekë gjatë tremujorit të dytë.

Pagat shënuan rënie me 2 ,1 për qind në këtë kategori të punonjësve publikë. Sipas raportimeve zyrtare paga mestarë bruto shënoi rënie të dukshme edhe në sektorin privat sidomos në tregti dhe shërbime.

Punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve morën pagë mesatare bruto 38,797 lekë në muaj në tremujorin e tretë në krahasim me 39,736 lekë në muaj që morën në tremujorin e dytë të vitit 2019, me rënie me 2.,4% nga 3-mujori në 3-mujor.

Paga mujore bruto shënoi ulje edhe për kategori të nëpunësve, teknikëve, specialistëve dhe punonjësve të thjeshtë. Paga mesatare e kësaj kategorie arriti në 59,236 lekë në tremujorin e tretë në raport me 59,773 në tremujorin e dytë të vitit 2019 me rënie gati 1%. Rënie shënuan edhe pagat e punëtorëve të thjeshtë, të cilët tremujorit të tretë të vitit të kaluar morën pagë mujore bruto 31,757 me një rënie 0,6 për qind në raport me tremujorin e parë.

Në përgjithësi paga mesatare bruto sipas grup profesioneve ra me 1,5 për qind në tremujorin e tretë të vitit në raport me tremujorin e dytë 2019.

Rritje modestë të pagës mesatare bruto shënuan vetëm punonjësit e bujqësisë dhe peshkimit me 1 për qind dhe specialistët me arsim të lartë më 0,6%.

Ekspertë të ekonomisë këshillojnë bizneset dhe qeverinë që të krijojnë kushtet për paga më favorizuese si mjeti më i mirë për frenimin e emigracionit. Sipas tyre produktiviteti i ulët nuk është shkak për të mos aplikuar politika joshëse për pagat si në sektorin publik apo edhe privat./Monitor

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...