12.5 C
Tirana

Hetimet pas tërmetit tragjik/ Dentisti bëri ndërhyrje në pallatin në Kombinat ku humbi jetën 20-vjeçarja

Më datë:

Hetimet për tërmetin nxorën në pah edhe ndërhyrje në pallate dhe banesa.

Duke iu referuar burimeve, në pallatin ku humbi jetën e reja Xhesika Biqiku, një person me profesion dentist ka bërë ndërhyrje.

Edhe në pallate të tjera janë konstatuar ndërhyrje në pallate, e kryesisht në ndërtimet që janë bërë para viteve 1990, duke bërë që të dobësohet struktura.

Ndërkohë, Xhesika sapo kishte nisur ëndrrën e saj për t’u bërë arkitekte, ndërkohë që tullat e rëna nga pallati i saj në Kombinat, ku jetonte së bashku me familjen, i shkaktuan asaj vdekjen. Nga tërmeti u plagosën lehtë edhe dy prindërit e saj, shkruan Panorama.

Zonat për të cilat është hetuar janë Yzberishti, Farka, Vora dhe Liqeni i Thatë. Hetuesit shprehen se ka mungesë të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe të studimeve sizmologjike.

Ata shtojnë se ka raste kur projektet nuk përputhen me atë çfarë është realizuar, pasi ndërtuesit kanë dalë nga projekti fillestar dhe janë lejuar ta bëjnë këtë prej ish-zyrtarëve.
Ndërsa në Vorë dhe në Kombinat rezulton të ketë pasur ndërhyrje nga privatët në strukturat mbajtëse, duke sjellë pasoja të rënda.

Ngjarja

Ajo jetonte në një pallat në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku gjatë lëkundjeve, së bashku me familjen e saj ishin munduar të largoheshin nga apartamenti në katin e parë, por fati deshi që Xhesika të mos ia dilte dot. Xhesika sapo kishte nisur studimet për Arkeologji në Universitetin e Tiranës.

Babai i saj në një rrëfim mes lotësh tregoi për mediat: Tullat nisën të bien nga kati i pestë, ku të gjithë morën dëmtime, por Xhesikës i ra një tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru. “Nëse nuk do të isha penguar teksa dilnim, Xhesika do të kishte shpëtuar”, tha babai i 20-vjeçares.

“Tullat zunë gruan të parën, pastaj çunin, pastaj Xhesin. Xhesi do të kishte shpëtuar, nëse unë nuk do të isha penguar.

Unë u pengova aty dhe rashë nga tre metra larg. Aty tullat i kishin rënë gocës në kokë. Kur kthehem, i thërras gruas më tha nuk çohem më kanë rënë tullat, i them gocës tjetër, më kanë rënë tullat”- tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U rrëzua nga 10 metra lartësi, ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Tirana”

Ish-kandidati i PD për deputet Arben Tafaj ndërroi jetë...

Dy herë lëndë plasëse në banesën e Ardian Fierzës/ Bie në pranga motra e autorit

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 10.11.2024, në banesën...

Balluku-opozitës: Retorika boshe që i rilexoni për t’u bërë simpatik me liderin

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka ironizuar fjalimet e opozitës këtë...

“Synimi unë nuk është të japim lëmoshë”, Bardhi i përgjigjet ministres: Mbani ato që keni premtuar.

Gazment Bardhi replikon në Kuvend me ministren e Shëndetësisë,...