13.5 C
Tirana

Ministri Britanik jep dorëheqje për çështjen e shkeljes së masave

Më datë:

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross, anëtar i Partisë Konservatore në pushtet, tha se “një shumicë e madhe e njerëzve” nuk ishin dakord me veprimet e Dominic Cummings, këshilltarit të kryeministrit në qendër të polemikës.

“Nuk kam komentuar publikisht për situatën me Dominic Cummings pasi kam pritur të dëgjoj detajet e plota. Unë e mirëpres deklaratën për të sqaruar çështjen, por mbeten ende disa aspekte për t’u shpjeguar me të cilat kam probleme. Si rezultat i kësaj, unë kam dhënë dorëheqjen si ministër i qeverisë”, tha Ross.

Cummings, këshilltari më i lartë i kryeministrit Johnson, është akuzuar për shkeljen e rregullave të bllokimit duke vozitur mbi 264 milje në të gjithë vendin.

Ai është mbrojtur duke sqaruar se po bënte gjënë e duhur për familjen e tij, pasi që ai dhe gruaja e tij ndjeheshin të sëmurë dhe nuk kishin njeri që të kujdeset për fëmijën e tyre në Londër.

Shpjegimet e tij nuk e kanë ndryshuar ndjeshëm opinionin publik lidhur me çështjen, përveç qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit, i cili doli në mbështetje të tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Ross ndau gjithashtu pikëpamjet e tij për mbrojtjen e Cummings.

“Si babai vetë, instinkti im është të bëj gjithmonë atë që është më e mira për djalin dhe gruan time. Ne kemi pasur fatin që nuk jemi prekur nga ky virus i tmerrshëm, por nëse jemi prekur, ne jemi të gatshëm të ndjekim këshillat e qeverisë dhe të qëndrojmë në shtëpi për ta parandaluar virusin”, tha ai.

“Ndërsa qëllimet mund të kenë qenë të mira, reagimi ndaj këtij lajmi tregon se interpretimi i Z. Cummings i këshillave të qeverisë nuk u nda nga shumica e njerëzve që kanë vepruar ashtu siç kërkoi qeveria”, theksoi ai.

Njëzet deputetë që i përkasin partisë në pushtet dëshirojnë dorëheqjen e Cummings, kurse partitë opozitare do të takohen të martën për të shqyrtuar çështjen.

Disa media lokale, përfshirë edhe Daily Mail që mbështesin konservatorët, gjithashtu kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij. 

Kryeministri Johnson shpreh keqardhje për dorëheqjen e tij

Në një deklaratë të shkurtër, Downing Street tha se kryeministri Johnson “shpreh keqardhje” për vendimin e Ross për dorëheqje.

“Kryeministri dëshiron të falënderojë Douglas Ross për shërbimin e tij ndaj qeverisë dhe shpreh keqardhje për vendimin e tij për dorëheqje si sekretar parlamentar i shtetit për Skocinë”, 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...