Maqedoni e Veriut, qeveria miraton kufizim të ri të lëvizjes gjatë fundjavave

Më datë:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndalesa e lëvizjes gjatë fundjavave të fillojë nga ora 16:00 dhe të përfundojë në ora 05:00, (AA).

Siç thuhet në njoftimin e kabinetit qeveritar, në seancën e 28-të, qeveria miratoi Procesverbalin e Takimit të Dhjetë të Shtabit Kryesor për Koordinimin e Krizave për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19), të mbajtur më datë 25 mars.

Me propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pas përfundimit të shtabit të krizave, qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin e ndalesës së lëvizjes në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavave.

“Me këto ndryshime, ndalimi i lëvizjes gjatë fundjavave, pra të shtunave dhe të dielave, do të fillojë në ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00. Të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet private që punojnë gjatë fundjavave duhet të përshtaten me kufizimet e reja të lëvizjes dhe të përfundojnë procesin e punës deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim theksohet gjithashtu se të gjitha ndalimet dhe kufizimet e miratuara më parë mbeten në fuqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë, shkon në tre numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar...

Berisha: Kushdo që jep kontribut kundër Ramës, është i mirëpritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...

Xhafaj: Të nisim një ditë të parë për të gjithë, kundër përjashtimit të dy deputetëve

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë...

Aksident i rëndë në Murriz, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës...