Zelandë e Re, sulmuesi në xhamitë në Christchurch shpallet fajtor

“Supremacisti i bardhë” australian, i akuzuar për ekzekutimin e 51 besimtarëve muslimanë vitin e kaluar në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re ka pranuar fajësinë për të gjitha akuzat, njoftoi sot policia, (AA).

“Në Gjykatën e Lartë në Christchurch, Brenton Tuarant pranoi 51 akuzat për vrasje, 40 akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe një akuzë për përfshirje në veprim terrorist”, tha komisioneri i policisë, Mike Bush në një deklaratë.

29-vjeçari më parë kishte mohuar akuzat dhe ishte parashikuar të dilte në gjyq në qershor.

Ai nuk shfaqi emocione ndërsa u paraqit përmes video-lidhjes në gjykatë rreth orës 10:00 të mëngjesit sot sipas kohës lokale njoftoi Radio Zelanda e Re.

Sulmet me armë në xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islamike të Linwood gjatë namazit të xhumasë më 15 mars 2019 shkaktuan tronditje në të gjithë botën.

Dy imamë të xhamive ishin të pranishëm në sallën e gjyqit si përfaqësues të viktimave.

“Derisa seanca dëgjimore e dënimit është ende në pritje, pranimi i sotëm i fajësisë është një moment historik i rëndësishëm për një nga ditët tona më të errëta”, thuhet në deklaratën e policisë.

Deklarata gjithashtu përmendi se dënimi nuk do të shqiptohet deri sa të bëhet e mundur që të gjithë viktimat që dëshirojnë të marrin pjesë në seancë ta bëjnë këtë.

“Për shkak të epidemisë Covid-19, kjo nuk do të jetë e mundur për një kohë. Prandaj, i pandehuri është dërguar më tej në paraburgim deri më 1 maj 2020, në të cilën kohë do të rishikohet gjendja, ku do të vendoset një datë e dënimit ose do të vazhdohet qëndrimi në paraburgim”, shtoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Dobitë e vitaminave të grupit B në shëndetin e njeriut

Çfarë janë vitaminat B? Vitaminat B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat janë pjesë e grupit B, luajnë një rol të rëndësishëm në...

Kim Jong-un ndryshon orën

Duke nisur nga 5 maji, Koreja e Veriut do t’i lëvizë akrepat me 30 minuta për t’iu përshtatur orës së Jugut në atë që...

Kush e rrezikon më shumë Qeverinë- mocioni apo dështimi i liberalizimit!

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës për më gjatë se dy muaj po provon të mbledhë nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit...

Së fundi

Kosovë, me një rast të ri, rritet në 126 numri i të infektuarve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar edhe për një rast të diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e...

COVID-19, rritet në 2.921 numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar

Autoritetet Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se me 560 raste të reja të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve...

Franca thirrje për solidaritet në luftën kundër krizës ekonomike

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, bëri thirrje për solidaritet mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krizës ekonomike të...