Izrael, rritet në 2.369 numri i rasteve me koronavirus

Me 199 raste të reja është rritur në 2.369 numri i rasteve me koronavirusitn e ri (Covid-19) në Izrael,(AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se në të gjithë vendin janë shtuar 199 raste të reja duke e rritur në 2.369 numrin e personave të prekur nga koronavirusi.

Në deklaratë thuhet se 39 prej të prekurve nga koronavirusi janë në situatë kritike.

– Netanyahu mesazh se “në të gjithë vendin mund të zbatohet karantina”

Sipas lajmit të institucionit transmetues publik KAN të Izraelit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu shqetësimin për rrëzimin e sistemit shëndetësor në vend.

Duke bërë thirrje për politika të rrepta për të parandaluar rrëzimin e sistemit shëndetësor të vendit, Netanyahu vuri në dukje se populli i Izraelit duhet të vendos vetë disiplinën e rreptë, përndryshe do të ndodhë një fatkeqësi.

“Numri i të infektuarve nga virusi po rritet shumëfish. Brenda dy javësh, ne mund të gjendemi përballë mijëra të sëmurëve, shumica e të cilëve bartin rrezikun e vdekjes. Për këtë arsye ju them që nëse nuk do ketë ndonjë përmirësim të situatës, atëherë nuk do të ketë shpëtim nga zbatimi i një mbylljeje të plotë (karantinë), përveç nevojave themelore siç janë ushqimet dhe ilaçet”, tha Netanyahu duke shtuar se mund të vendos më shumë kufizime për izraelitët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai tha se zbatimi i karantinës do të fillojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh dhe se duke parashikuar këtë vazhdojnë të gjitha përgatitjet ligjore dhe logjistike.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shefi i OKB: Të formohet qeveria e re e Kosovës dhe të rifillojë dialogu me Serbinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se pauza e gjatë në dialogun Beograd-Prishtinë ndaloi përparimin...

“6 janari fillimi i revolucionit”, Rama prezanton platformën: 472 aplikime për shërbime tashmë mund të bëhen online

Kryeministri Rama prezantoi sot ‘revolucionin digjital’, i cili përfshin 472 aplikime për shërbime online dhe jo më...

Presidenti Thaçi po paguan një kompani që lobon për ndarjen e Kosovës

Driton Tali ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se sipas një informate që e ka ai nga një diplomat i huaj, Presidenti i...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...