Liderët e 9 shteteve evropiane thirrje për Eurobond të ri për Covid-19

Më datë:

Liderët e 9 shteteve evropiane kanë bërë thirrje për një instrument të borxhit të përbashkët për të përballuar ndikimin ekonomik nga përhapja e koronavirusit të ri (Covid-19), (AA).

Liderët e Belgjikës, Francës, Italisë, Luksemburgut, Spanjës, Portugalisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Irlandës me një letër të përbashkët iu drejtuan presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ata sot do të zhvillojnë një video-konferencë për të diskutuar mbi masat e mëtejshme për të trajtuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

“Të gjithë jemi përballur me një tronditje të jashtme simetrike, për të cilën asnjë vend nuk mban përgjegjësi, por nga e cila të gjithë përballemi me pasoja negative”, thuhet në letrën e përbashkët të nëntë liderëve, ku ata shpjeguan arsyen pse kërkuan një instrument të borxhit të përbashkët të lëshuar nga një institucion evropian.

Në mesin e të nënshkruarve janë edhe liderët e Francës, Italisë dhe Spanjës, që janë tre nga katër ekonomitë më të mëdha evropiane.

Liderët bëjnë thirrje për krijimin e fondeve që ndërlidhen me koronavirusin në buxhetin e BE-së për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministrat e Financave të Eurozonës zhvilluan bisedime të martën në lidhje me një ndihmë të mundshme për sektoret e goditura rëndë nga rënia ekonomike e shkaktuar nga virusi. Liderët e BE-së do të vazhdojnë diskutimet në takimin e sotëm.

Mekanizmi Evropian i Stabilitetit i krijuar gjatë krizës së Eurozonës mund të jetë një mundësi për të marrë kredi me sigurim të përbashkët për vendet në nevojë.

Propozimi i nëntë udhëheqësve për lëshimin e Eurobond-eve është një hap më tepër drejt krijimit të një unioni fiskal, të cilin Gjermania e ka kundërshtuar tradicionalisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Unazën e Madhe, makina përmbyset pas aksidentit me fadromën

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe,...

Punimet në Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do ta mbyllim projektin më herët se parashikimi

Në autostradën Tiranë-Durrës po vijohet më fazën e tretë...

Kultivim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Një 58-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi u kap...

Lamallari: Dëmi nga zjarret këtë vit është i pallogaritshëm, forcohet Policia Mjedisore

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi...