Hamas në bisedime me Arabinë Saudite për lirimin e palestinezëve të burgosur

Më datë:

Grupi palestinez i rezistencës Hamas është përfshirë në bisedime me Arabinë Saudite për lirimin e palestinezëve të mbajtur nga Rijadi zyrtar me akuzat për “terrorizëm”, thotë njëri nga figurat udhëheqëse të Hamasit,(AA).

Duke folur për AA, zyrtari i Hamasit, Basim Naim thotë se pret që ndalimi të përfundojë para muajit të shenjtë të Ramazanit, që fillon në prill.

Sipas tij, autoritetet saudite kanë gjykuar 62 palestinezë me akuzën e “mbështetjes së grupeve terroriste”.

“Ne shprehim keqardhje pasi ata palestinezë kanë banuar për dekada në Arabinë Saudite dhe kanë kontribuar në ndërtimin e mbretërisë dhe mbështetjen e komunitetit saudit”, tha Naim.

Ai theksoi se akuza kryesore ndaj të arrestuarve ishte “mbështetja e subjekteve terroriste”, duke theksuar se të arrestuarit nuk kishin asnjë veprimtari që ndikonte në “çështjet e mbretërisë ose interesat e saj të larta”.

Ai shpjegoi se disa prej të arrestuarve ishin në “kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me zyrtarë sauditë në disa dosje” dhe se po punonin në koordinim me autoritetet atje.

Seanca e dytë gjyqësore është planifikuar të mbahet për të arrestuarit në maj, por Naim parashikon se çështja do të “mbyllet” para Ramazanit.

Duke komentuar tensionet në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Hamasit, Naim tha: “Ndryshimi më i madh që tani është shfaqur, është i ashtuquajturi vizion i ri amerikan për paqen ose Marrëveshjen e Shekullit”.

Ai theksoi se një nga komponentët më të rëndësishëm të marrëveshjes është të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe të dëmtojë rezistencën palestineze, duke shtuar se këto procese gjyqësore vijnë në kontekstin e hapjes ndaj okupimit izraelit dhe aprovimin e marrëveshjes.

“Hamas ende po bën kontakte, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt ose përmes ndërmjetësve me Arabinë Saudite me qëllim të lirimit të të arrestuarve dhe diskutimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me Mbretërinë”, tha ai.

Zyrtari i Hamasit përsëriti nevojën e politikës së neutralitetit për të gjitha vendet, duke mos anuar me një vend kundër një vendi tjetër.

“Hamasi nuk do të jetë palë në mosmarrëveshjen brenda ose jashtë çdo vendi dhe ne presim që Arabia Saudite, e cila ka një histori të gjatë të mbështetjes së kauzën palestineze, të kuptojë rrethanat e ndjeshme dhe pozicionin e lëvizjes”, tha ai.

Naim shprehu dëshirën e lëvizjes së tij që Arabia Saudite të mbështesë kauzën palestineze dhe të gjitha format e rezistencës ndaj okupimit izraelit, kryesorja e së cilës është “rezistenca e armatosur”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, GJKKO dënon me tetë vite burg kreun e grupit kriminal

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ibrahimaj: Sigurimi i detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik e fiskal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në...

Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas

Kryeministrja letoneze, Evika Silina njoftoi sot dorëheqjen, pasi humbi...

Berisha-mazhorancës: Raportin për integrimin e keni mbushur me mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në...