Zyrtarët e lartë të EBA-së përballen me akuza për krime lufte në Jemen

Një firmë ligjore britanike kanë paraqitur kërkesë për hapjen e një procedimi të ri penal kundër zyrtarëve të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në tri vende, duke zbuluar prova të reja të vrasjeve jashtëgjyqësore në Jemen që nga viti 2015, (AA).

Firma ligjore Stoke and White me qendër në Londër ka paraqitur prova të reja për autoritetet në SHBA, Britani dhe Turqi mbi sulmet ndaj civilëve dhe anëtarëve të partisë Al-Islah në Jemen.

“Kjo dëshmi siguron baza ligjore bindëse për autoritetet që të hetojnë dhe ndjekin penalisht sipas ligjeve të Juridiksionit Universal në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Turqi”, tha Stoke and White.

Mohamed Dahlan, ish-shefi palestinez i sigurimit dhe këshilltari kryesor i Princit të Kurorës të EBA-së, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, “besohet të ketë angazhuar mercenarë amerikanë për të kryer atentate me profil të lartë ndaj liderëve të partisë Al-Islah dhe deputetëve”.

“Mercenarëve amerikanë u janë dhënë grada dhe uniforma dhe ishin pjesë e strukturës komanduese të Ministrisë së Mbrojtjes të EBA-së”, tha firma britanike.

Abdullah Suliman Abdullah Daubalah, një nga viktimat e përfaqësuar nga firma, ka thënë se ai i ka shpëtuar një sulmi me bombë si një gazetar, i cili ka pasur në shënjestër ndërtesën e partisë së tij Al-Islah në Aden në vitin 2015 dhe se urdhri për sulmin është dhënë nga Mohamed Dahlan, ndihmës i princit të kurorës së EBA-së dhe një terrorist i kërkuar nga Turqia me fletarrestim të kuq.

Adel Salem Nasser Mofgah, një tjetër viktimë që dëshmon për këtë rast, tha se është torturuar në një qendër të kontrolluar nga EBA dhe pohoi se edhe njerëz të tjerë janë torturuar atje.

“Provat e krimeve të luftës dhe torturave në Jemen janë dorëzuar në Shërbimin e Policisë Metropolitane të Mbretërisë së Bashkuar, Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së dhe Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë”, thuhet në një deklaratë nga Stoke and White.

Gülden Sönmez, avokate nga Turqia, tha gjatë një konference shtypi për rastin se ajo përfaqëson dy viktima jemenase, të cilët janë refugjatë në Turqi për momentin.

Ajo tha se princi i kurorës së EBA-së dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi janë në mesin e autorëve të krimeve.

Sönmez nënvizoi se kanë prova të mjaftueshme që tregojnë për përfshirjen e Dahlan-it në vrasjet në Jemen nga mercenarët.

Ajo tha se presin që Ministria turke e Drejtësisë të miratojë përdorimin e juridiksionit universal për arrestimin e të akuzuarve, pasi, siç theksoi ajo, krimet janë përmendur edhe në raportet e OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi