Zvicra ndalon plotësisht blerjen dhe importin e gazit rus

Më datë:

Qeveria e Zvicrës njoftoi të mërkurën se blerja dhe importi i gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) do të ndalohet plotësisht duke filluar nga 25 prilli. Ky vendim përputhet me paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara nga blloku në fund të vitit të kaluar.

Sipas qeverisë, në rastin e kontratave të furnizimit afatgjatë të lidhura më parë, do të aplikohet një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit, për të lehtësuar kalimin.

Masa synon të redukojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e lëndëve djegëse fosile, të cilat financojnë luftën kundër Ukrainës,” thuhet në deklaratën zyrtare të Berna-s.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska ka ndjekur rregullisht sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë.

Përveç ndalimit të gazit, qeveria zvicerane ka vendosur masa shtesë në sektorin financiar, që do të hyjnë në fuqi këtë javë, përfshirë:

• Ndalimin e ofrimit të shërbimeve të kriptomonedhave për qytetarët dhe kompanitë ruse.

• Bllokimin e transaksioneve me disa kriptomonedha të mbështetura nga rubla, si stablecoin A7A5.

• Zgjerimin e ndalimit të përdorimit të shërbimeve të mesazheve të specializuara për pagesa financiare.

Ndër masat e tjera është edhe shtrëngimi i kufizimeve për diplomatët rusë të akredituar në BE, të cilët tani duhet të njoftojnë paraprakisht për çdo tranzit ose hyrje në Zvicër.

Ky paketë masash thekson angazhimin e Zvicrës për të mbështetur politikat e BE-së dhe për të kufizuar ndikimin financiar të Rusisë në konfliktin në Ukrainë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...