16.5 C
Tirana

Zvicra mbështet Shqipërinë për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare

Më datë:

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Elvin Gjevorin, përfaqësues i projektit zviceran PACEP II.

Projekti zviceran, që synon mbështetjen e Parlamentit dhe qeverisjen demokratike, po zhvillon një trajnim me deputetët e këtij komisioni mbi forcimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Para deputetëve të komisionit, Gjevori theksoi se projekti i financuar nga qeveria zvicerane është në vitin e dytë të zbatimit dhe ka si fokus forcimin e ekosistemit në tërësi të mbikëqyrjes parlamentare.

“Projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të Kuvendit, të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend dhe të shoqërisë civile që përfshihet në procese duke punuar njëkohësisht me të tre aktorët”, tha Gjevori.

Fokusi sipas tij, mbetet forcimi dhe përmirësimi i mbikëqyrjes parlamentare.

“Gjatë vitit të parë kemi punuar shumë me administratën e Kuvendit mbi formatet e raportimit të institucioneve të pavarura. Tani po fokusohemi te puna me deputetët e Kuvendit, për të forcuar kapacitetet dhe përmirësuar procesin, aty ku është e nevojshme”, tha Gjevori.

Edhe trajnimi që po zhvillohet me deputetët e këtij komisioni, sipas tij, fokusohet te përmirësimi i marrëdhënies me institucionet e pavarura për ta bërë sa më efektive raportimin.

“Ne po punojmë për platformën e mbikëqyrjes së institucioneve të pavarura që gjithë procesi i raportimit dhe shkëmbimit mes institucioneve të pavarura dhe Kuvendit të jetë online dhe të jetë sa më transparent që të shikohet ndjekja e plotësimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura në kohë reale”, tha Gjevori.

Sipas tij, projekti do të vazhdojë deri në vitin 2028 dhe është fleksibël për t’iu përgjigjur në kohë reale nevojave të Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...