Berisha: Rama po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot, 3 mars, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se kreu i qeverisë qëndron në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Berisha akuzoi Ramën se po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ndaj dhe ai, gjer në këtë moment që po jap konferencën, nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut. Them raportin e tij se raporti është i anëtarëve të komisionit, por ai tregoi se atë do ta shoh unë dhe ai ka mbi një javë që e ka në dorë atë. Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në agjendën e parlamentit”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se ka shumë mundësi se po tentohet të digjet afati 3-mujor i shqyrtimit të kërkesës për Ballukun.

“Siç e shihni ju, Edi Rama nuk pranon kurrë të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje, por nuk i eci. Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele multidimensionale e pashoqe në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Për këtë arsye ai paralajmëroi se ditën që çështja do të shqyrtohet në Kuvend, do të zhvillohet protestë para godinës së parlamentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...