21.5 C
Tirana

Zvicër : Vetëm 10 raste të reja të infektimit me Covid-19

Më datë:

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar gjithsej dhjetë infeksione të reja me virusin korona, që kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit. Njëmbëdhjetë raste qenë raportuar të dielën, 18 të shtunën dhe 13 të premten.

Deri më sot janë gjithsej 30.746 raste të konfirmuara nga laboratori, siç ka njoftuar të hënën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Numri i rasteve të vdekjes të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet marrë së bashku, të hënën, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, ishte 1906, dy më shumë sesa u raportua një ditë më parë. Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.

Por ndërkaq BAG raporton për një të vdekur pas disa ditëve që kaluan pa asnjë të vdekur, nga covid-19. Po ashtu numri i përgjithshëm i të vdekurrace sipas BAG është 1642.

Shifrat e BAG bazohen në informacionin e raportuar qeverisë federale deri të hënën në mëngjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...