Zvicër: Rreshta të gjatë pritjeje para dyqaneve të pajisjeve teknike

Më datë:

Para dyqaneve që shesin pajisje ndërtimi, kopshtarie etj. në Zvicër, janë formuar që nga mëngjesi i hershëm linja të gjata pritjeje.

Pas gjashtë javësh bllokimi të këtyre shitoreve, fluksi i blerësve ishte i madh. Aq i madh sa që një reporter nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA ka raportuar se hyrja në filialin e marketit Bauhaus në Niederwangen / BE u desh të bllokohej menjëherë pas hapjes.

Ekzistonte frika se parkingu mund të ishte i mbingarkuar.

“Luzerner Zeitung” në faqen e saj të internetit tregon fotografi të njerëzve duke pritur në radhë, me orë para hapjes së marketit të pajisjeve Hornbach në Littau/Luzern. Në orën 7 të mëngjesit të sotëm aty tashmë ishin rreth njëqind njerëz.

Ngjashëm me shitoret e pajisjeve, sot që nga mëngjesi ka pasur rreshta pritjeje edhe në shitoret e luleve dhe në sallonet e floktoreve.

Ndër hapat e parë të zbutjes së masave mbrojtëse kundër koronavirusit ka qenë dhe hapja e floktoreve, studiove të masazhit, ordinancave mjekësore dhe stomatologjike, etj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...