3.5 C
Tirana

Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Më datë:

Në Zvicër nga 1 janari, udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobuz, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.

Ky revolucion siç përshkruhet nga mediat e huaja, ia njeh kështu punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës. Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës.

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...