Kakavijë, gjashtë mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Më datë:

Gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Kakavijës kanë hyrë dhe kanë dalë 9760 shtetas dhe 1730 mjete, nga këta: 3900 shtetas dhe 620 mjete në hyrje dhe 5860 shtetas 1110 mjete në dalje.

Për të eliminuar radhët, Policia Kufitare ka shtuar sportelet në dalje.

Aktualisht vijon puna me nëntë sportele, gjashtë në dalje dhe tre në hyrje.

Në momente kur fluksi është i madh, Policia Kufitare aplikon kontrollet e lehtësuara kufitare, pa anashkaluar kontrollet e automjeteve në bazë të analizës së riskut, për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe falë këtyre kontrolle, një ditë më parë u sekuestruan dy pako heroinë dhe u vu në pranga poseduesi, informon policia e shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë, shkon në tre numri i të arrestuarve

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar...

Berisha: Kushdo që jep kontribut kundër Ramës, është i mirëpritur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...

Xhafaj: Të nisim një ditë të parë për të gjithë, kundër përjashtimit të dy deputetëve

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë...

Aksident i rëndë në Murriz, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës...