Zvicër: 23,888 raste të reja dhe 39 vdekje për tri ditë

Më datë:

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në pasditen e sotme ka raportuar 23,888 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mesatarja 7-ditore e rasteve është 8617 ose 19 për qind më shumë se një javë më parë, shkruan srf.ch.

Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 28 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 1266.41.

BAG raporton për 72 orët e fundit po ashtu 181 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore është 72 shtrime në ditë. 1494 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 20 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 257 pacientë me Covid-19 në kujdesin intensiv. Kjo është 18 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) janë aktualisht 79 për qind të zënë, përcjell albinfo.ch. 30 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.

BAG ka raportuar 39 raste të reja të vdekjes gjatë tri ditëve të fundit. Mesatarja 7 ditore është 16 të vdekur në ditë që është 13 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...