Zoran Zaev mori postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Më datë:

Kryeministri i ri Zoran Zaev sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht mori postin nga kryeministri i tanishëm teknik Oliver Spasovski.

Në pranim-dorëzimin zyrtar, Zaev duke falënderuar kryeministrin e deritanishëm Spasovski dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë 9 muajve të fundit, tha se kjo Qeveri me guxim dhe sukses është përballur me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në kushte të ndërlikuara të tilla, siç tha kryeministri Zaev, me sukses u organizuan dhe u zbatuan zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe u zgjodh Qeveria e re.

Zaev po ashtu nënvizoi se shteti do të vazhdojë me proceset reformuese dhe tani ajo është anëtare krenare e Aleancës së NATO-s dhe realizon perspektivën e përcaktuar të Bashkimit Evropian pas marrjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në.

Duke i dëshiruar punë të suksesshme në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, kryeministri Zaev i dëshiroi Spasovskit bashkëpunim të frytshëm dhe vazhdim në përballjen me sfidat në këtë dikaster si dhe pjesëmarrje aktive në punën e Qeverisë në miratimin e politikave me interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO, përfshihen Ema Çoku dhe Piro Xhixho

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema...

Trump nën presion për marrëveshjen me Iranin, republikanët paralajmërojnë: Katastrofë!

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me presion të...

Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti...

Gaz lotsjellës dhe barrikada

Turqia po përballet me një krizë të re politike,...