Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

Më datë:

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin A.F, i arrestuar pak ditë më parë në Mamurras gjatë një operacioni policor, më 19 maj, ku sipas autoriteteve ai shoqëronte një person të shpallur në kërkim dhe tentoi të largohej duke rrezikuar efektivët e policisë.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Delvijot Lusha e konsideroi të ligjshëm arrestimin dhe pranoi kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës “Arrest në burg”.

28-vjeçari akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si edhe për “Kundërshtim të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

Ndërkohë, masa e sigurisë për të riun tjetër, L.D. është zhvilluar në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ai vijon të marrë trajtim mjekësor pas plagosjes gjatë ndërhyrjes së policisë.

Gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas autoriteteve, Dema rezulton i dënuar nga Gjykata e Trentos për veprën penale të “Tentativës së vrasjes”, parashikuar nga kodi penal italian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO, përfshihen Ema Çoku dhe Piro Xhixho

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema...

Trump nën presion për marrëveshjen me Iranin, republikanët paralajmërojnë: Katastrofë!

Presidenti amerikan Donald Trump po përballet me presion të...

Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti...

Gaz lotsjellës dhe barrikada

Turqia po përballet me një krizë të re politike,...