Zoom lanson mundësinë e monetizimit me video në platformë, lanson OnZoom

Më datë:

Platforma dominante në video konferenca aktualisht, Zoom po vazhdon të sjell tipare dhe karakteristika të reja interesante për përdoruesit. Ndërsa Zoom po vazhdon të rrisë karakteristikat e saj që synojnë takimet e zakonshme, platforma e njohur poashtu po fillon gjithashtu një treg për të ndihmuar përdoruesit të fitojnë para nga videot e tyre.

Ndërsa Zoom është përdorur kryesisht për takime, ligjërata online dhe klasa të ndryshme, raste të reja përdorimi janë shfaqur gjithashtu në muajt e fundit që e çuan atë të ofrojë opsione të reja, ndoshta të papritura prej nesh.

Zoom tani po përdoret për gjëra si ngjarje në internet, konferenca, klasa dhe gjithçka në mes, dhe pikërisht këtu hyn shërbimi i ri i lansuar që kompania e ka emërtuar – OnZoom.

https://youtube.com/watch?v=vGJO1kFlh8c%3Ffeature%3Doembed

OnZoom është një treg i ri i ofruar nga Zoom që i lejon përdoruesit e Zoom të fitojnë para nga këto ngjarje, kryesisht duke shitur bileta. OnZoom ndihmon me listimin e ngjarjeve, faturimin përmes PayPal ose kartave të kreditit, madje edhe në promovim përmes emailave.

Shërbimi është ende në fazën beta, megjithëse është ende e paqartë nëse do të funksionojë në një periudhë më afatgjatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...