Zjarri përfshin Kroacinë, një e vdekur, një e zhdukur dhe 10 persona në terapi intensive

Më datë:

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Omishit në bregdetin Adriatik të Kroacisë, duke shkaktuar të paktën një viktimë, një person të zhdukur dhe rreth 40 të plagosur.

Gjatë operacioneve të kërkimit, policia gjeti trupin e një gruaje, ndërsa autoritetet njoftuan edhe për zhdukjen e një shtetaseje boshnjake 34-vjeçare. Ende nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, dogjën afro 10 mijë hektarë tokë dhe dëmtuan një numër të madh banesash, biznesesh, automjetesh dhe mjetesh lundruese.

Të paktën 40 persona morën ndihmë mjekësore në Split, ndërsa 14 u shtruan në spital. Dhjetë prej tyre ndodhen në terapi intensive, përfshirë gjashtë të rritur dhe një 17-vjeçar që janë intubuar.

Rreth 300 zjarrfikës me 93 automjete luftuan me flakët, ndërsa mijëra banorë dhe turistë u evakuuan. Rreth 2,400 persona u strehuan në qendrat e pritjes në Omish, Split dhe Makarska.


Shefi i zjarrfikësve kroatë, Slavko Tučaković, e cilësoi ngjarjen si “një nga zjarret më të këqija në historinë e Kroacisë”, duke përshkruar momentin e përhapjes së flakëve si një “stuhi zjarri”. Katër avionë zjarrfikës u angazhuan në operacionet nga ajri, ndërsa autoritetet njoftuan se situata është tashmë e qëndrueshme, por zonat e prekura vijojnë të monitorohen. Kroacia dhe pjesa tjetër e Ballkanit po përballen me një valë të fortë të nxehti, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat kanë favorizuar shpërthimin e dhjetëra zjarreve në rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tërmeti godet Indonezinë, bilanci tragjik: 20 të vdekur dhe dëme të shumta

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë ka...

Flakët pushtojnë Lurën, rrezikohen banesat nga zjarri i pakontrolluar

Vazhdon situata kritike nga zjarret në Lurë. Flakët kanë...

Berisha në protestën e Marinzës: Janë rritur rastet me kancer, Bankers të dëmshpërblejë banorët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje...

Irani i përgjigjet Trumpit për Hormuzin: Nuk mund të kapet me deklarata

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka reaguar ndaj...