Irani i përgjigjet Trumpit për Hormuzin: Nuk mund të kapet me deklarata

Më datë:

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke kundërshtuar pretendimin se SHBA synon ta shpallë atë territor amerikan.

Në një reagim në rrjetin social X, Gharibabadi tha se statusi i ngushticës nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave politike, urdhrave apo pranisë ushtarake. Sipas tij, SHBA ka pësuar humbje strategjike dhe duhet të pranojë situatën e krijuar. “Ngushtica e Hormuzit ishte iraniane, është iraniane dhe do të mbetet iraniane”, deklaroi zyrtari iranian, duke shtuar se rihapja e saj do të bëhet vetëm me vendim të Teheranit.

Gharibabadi paralajmëroi gjithashtu se Irani do të vijojë bllokadën për sa kohë që Uashingtoni, sipas tij, nuk pranon atë që ai e cilësoi si disfatë. Nga ana tjetër, Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të marrë masa për ta shpallur Ngushticën e Hormuzit “territor amerikan”. Presidenti amerikan ka pretenduar gjithashtu se Uashingtoni ka kontroll të plotë mbi ngushticën, deklaratë që Teherani e ka kundërshtuar.

Përplasja e deklaratave vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të energjisë dhe një prej zonave më të ndjeshme të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthimi me tritol në Shkodër, dyshohet për paralajmërim ndaj vëllait të mësuesit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e...

Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: 200 mijë USD nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Muzeun Labëria

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur...

BE reagon për gjyqin në Hagë: Vendimi i Speciales duhet respektuar, por nuk është përfundimtar

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me zhvillimet e...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe Diaspora në rrugët e Tiranës kundër Ramës

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...