13.5 C
Tirana

Zjarret shkrumbuan rreth 5 mijë hektarë në Vlorë! Prefekti i Qarkut: Mungojnë mjetet për zjarrfikësit, s’ka as veshje

Më datë:

Vlora është përballur me një situatë kritike për shkak të zjarreve gjatë muajve të fundit.

Stina e nxehtë u shoqërua me dhjetëra vatra aktive zjarresh në të gjithë qarkun. 4803 hektarë tokë e djegur, është bilanci i 6 muajve të fundit, deklaroi sot prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Policia ka zbardhur 13 raste, ku për zjarrvënie të qëllimshme janë arrestuar 7 persona, 1 është në kërkim dhe janë vënë nën hetim 6 të tjerë.

Megjithatë, vihet re mungesa e dokumenteve që informojnë për dëmet në të gjitha bashkitë.

Mamaj thekson se mungon informimi i rrezikut nga zjarri:

“Mungon sistemi i monitorimit dhe njoftimit të hershëm.

Mungojnë të dhënat për ata që angazhohen për shmangien e fatkeqësive.

Nuk ka veshje, kundra gaz për zjarrfikësit.

Mungon logjistika.

Asnjë zjarrfikëse nuk ka radio komunikimi për bashkëlidhje”.

Ndërsa shefi i emergjencave Cako kërkoi që bashkitë të nxjerrin analizat për bilancin e dëmeve që kanë shkaktuar zjarret në Vlorë.

“Kapacitet e vëna në dispozicion nga Agjencia kombëtare e Mbrojtjes së Territorit ishin në maksimum, por prapë ne jemi të papërgatitur për të përballuar zjarret.

E pamundur menaxhimi në territoret kodrinore, malore. Kërkohet bashkëpunim me komunitetet në rastet e zjarreve.

Cako kërkon rritjen e buxhetin për shërbimin zjarrfikës në vend, në mënyrë që të përballohen më mirë situatat emergjente.

“4% e buxhetit të Bashkive duhet të shkojë për zjarrfikëset gjë që nuk ka ndodhur. Agjencia jonë po punon me një projekt me Italinë për të ndihmuar me mjetet në zjarrfikëse.

Do punohet edhe me stafet e zjarrfikëseve për trajnimin e tyre”.

Por, a do të shpërblehen banorët e Vlorës, që kanë pësuar dëme nga zjarret?

“Bashkitë duhet të bëjnë raportin e dëmeve që më pas të dëmshpërblehen banorët, nuk e kanë bërë. Pra ngërçi i dëmshpërblimeve qëndron te bashkitë. Presim raportet e bashkive”, tha shefi i emergjencave.

Periudha më kritike ishin korriku dhe gushti. Temperaturat e larta dhe era përhapnin flakët, duke gllabëruar pyje të tjera dhe madje shpesh duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogorasë.

U desh një betejë e gjatë e zjarrfikësve, të ndihmuar më pas nga ajri, me helikopterët çek e holandez, që ndihmuan Shqipërinë, për të neutralizuar vatrat aktive

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...

Duka rizgjidhet në krye të FShF-së edhe për katër vitet e ardhshme

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit...

Alket Rizai në dhomën e vrasjes në burgun grek, hetimet fokusohen tek pistoleta dhe siguria

Vrasja e të burgosurit Antonis Papadatos pasditen e djeshme...