Kanabis në Zall-Bastar/ Arrestohen 2 persona, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit

Dy persona janë arrestuar, 1 është shpallur në kërkim dhe kryeplaku i fshatit Mal Vilës në Zall Bastar të Tiranës është vënë nën hetim për kultivim droge.

H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç janë arrestuar dhe Xh. Gj., 54 vjeç u shpall në këkrim, si autorë të kultivimit.

Ndërsa R. Gj, 45 vjeç dhe kryeplaku i fshatit Mal Vilës u vunë nën hetim ngaqë nuk kanë raportuar krimin.

PO punohet për kapjen e 54-vjeçarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

DVP Tiranë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.4.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë(ndërmjet tyre dhe kryeplaku i fshatit).
Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Mal Vilës” Zall-Bastar, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H. Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. Gj., 54 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasi R. Gj, 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” dhe shtetasi F. K., 51 vjeç (kryeplaku i fshatit Mal Vilës) për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi