Drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara ka folur për situatën e zjarreve në qarkun e Lezhës.
Ai ka theksuar se ka qene e vështirë, por kanë punuar gjatë gjithë natës dhe po mundohen të shuajmë dhe ato pak vatra që kanë mbetur të ndezura.
Sipas Carës, janë rreth 60 forca zjarrfikëse në terren dhe pjesën e Kallmetit është bërë e mundur shuarja e zjarrit pas një ore ndërhyrje.
“Po është e vërtetë kemi pasur një situatë mjaft të vështirë, është punuar gjatë gjithë natës me forcat e ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kemi angazhuar disa bashki të Shkodrës, Vau i Dejës, pasi vazhdon të jetë aktive një pjesë e malit në Vaun e Dejës.
Kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Mirëdita dhe Kruja.
Kemi rreth 60 forca zjarrfikëse që punojnë në terren aktualisht dhe rreth 50 forca të Operacionales. Është punuar rreth një orë dhe është e bërë e mundur shuarja e zjarrit në pjesën e Kallmetit.
Deri më tani kemi një situatë të qetë, për gjatë gjithë natës është punuar dhe po mundohet të shuajmë dhe ato pak vatra që kanë mbetur të ndezura në vijim. Në pyje ka dëme, por prona qytetarë aktualisht nuk ka dëmtuara”