5 vatra zjarri në Lezhë, Ndreu: Parandalim dhe denoncim i personave përgjegjës

Më datë:

Pesë vatra zjarri kanë përfshirë zona të ndryshme të bashkisë së Lezhës në tre ditët e fundit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh sot se “gjithkush ka detyrë të kontribuoje në parandalimin e zjarreve dhe denoncimin e personave që vënë zjarrin”.

“Nuk kuptoj si mundet që në tre dite të përballemi me 5 vatra zjarri! Të vëna qëllimisht ose abuzivisht në ara e ferra”, shtoi ai.

Sipas Ndreut, “situatat e Baqelit, Krajenit, Tales dhe e Kallmetit, tregon se edhe mund të ketë orkestrim të këtij zinxhiri zjarresh, se s’ka shpjegim tjetër”.

“Ndërsa forcat zjarrfikëse të Lezhës, por edhe të rretheve të tjera përballen, ju them që zjarri parandalohet duke u kujdesur para. Nëse ndizet, ka vështirësi që vijnë për shkak të terrenit, erës etj”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...