Zjarret masive në vend, Haki Çako bën bilancin: Situata kërkoi menaxhimin maksimal të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe financiare

Më datë:

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një takim në Bazën Ajrore të Farkës bëri një bilanc të punës së deritanishme të Forcave të Emergjencave sa i takon menaxhimit të situatës së krijuar nga zjarret.

Duke kujtuar tërmeti, pandeminë dhe së fundmi zjarret, Çako tha se vendi ynë ka ndërmarrë një reformë në fushën e Mbrojtjes Civile.

“Prej disa vitesh qeveria ka vendosur në prioritet menaxhimin e situatave për fenomenet me rrisk të lartë.

Nisur nga vëmendja e shtuar e qeverisë, u organizua një reformë.

Ligji harto politikat e qarta dhe rregullon funksionimin e mbrojtjes civile.

Ligji për Mbrojtjen Civile është hartuar në politikat europiane dhe botërore.

Jemi përballur me tërmetin, pandeminë dhe përmbytjet, e zjarret, të cilat kërkuan angazhim maksimal të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe financiare.

Ashtu si në shumë vende të botës, Shqipëria u përfshi nga zjarret në disa qarqe.

Zjarri në Karaburun, në malin e Dukatit, apo në Thirrë, në Kukës, Fushë-Arrëz, etj.

Ndonëse u aktivizuan kapacitetet në shkallë vendi, u konsiderua e domosdoshme për ndihmë në mekanizmin e mbrojtjes, duke kërkuar asistencë në ERÇ.”, tha Çako.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...