Zjarr afër aeroportit të Prishtinës, një i lënduar, një objekt biznesi e disa vetura të djegura

Më datë:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KosovaPress se sot rreth orës 01:30, janë njoftuar për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se nga zjarri në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi.

Në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...