14.5 C
Tirana

Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka kërcënuar në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Zhupa tha se “dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku zhvillohen mbledhjet pa e thirrur kryetarja e komisionit. Ju keni 100 gardistë që nuk lejojnë deputetët të hyjnë në sallat ku zhvillohen mbledhje, pa leje apo kur janë të përjashtuar. Mirëpo policia e burgjeve, gardistët që duhet të ishin atje nuk e ndalonin dot Ilir Beqajn, sepse duke qenë 2 metra dhe shok i kryeministrit e ngatërruan me Edi Ramën dhe nuk e ndaluan”.

“Ilir Beqaj, tha Zhupa, livadhiste i lirë dhe i jepte urdhra policisë së burgjeve se çfarë duhet të bënin. Ju nuk patët guximin të thonit një fjalë si kryetare që kërcënohen deputetët në sallën e Kuvendit, nga një njeri që bën dhe status për kushtet çnjerëzore të Kuvendit dhe vinte e kërcënonte deputetët”.

“Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra. Kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë gardistët, se një kishin lënë atje. Ilir Beqaj kërcënon nga burgu, pra gjithë protokolli i sigurisë ka rënë. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo nuk doni ju. S’do bëjmë asnjë hap pas, do na keni përballë dhe në betejë”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ITALI – Tre karabinierë të vdekur dhe 13 të plagosur gjatë një operacioni për lirimin e një shtëpie

Tre karabinierë të vdekur dhe 13 oficerë policie të...

I akuzuar nga GJKKO për krime të rënda, ekstradohet nga Dubai një person

Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët në Abu-Dabi,...

ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjatë raportimit sot...

Greva 24-orëshe paralizon shërbimet dhe transportin publik

Punëtorët grekë kanë hyrë në një grevë 24-orëshe për...