Zhupa: Begaj të kthejë në Kuvend ligjin për zonat e mbrojtura

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i bëri thirrje sot Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të kthejë ligjin e zonave të mbrojtura në Kuvend.

Në një deklaratë për mediet, Zhupa u shpreh se, “që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura” kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona”.

Sipas saj, “ky ligj është kundërshtuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambientalistë, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete siç është tani”.

Ajo i bëri thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të kthejë ligjin në Kuvend.

“Të respektojë pozicionin e tij kushtetues dhe të kthejë ligjin në Kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhë të heshtë dhe të fshihet kësaj radhe, sepse duke mos e kthyer në Kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundër interesit publik, kundër Kushtetutës dhe kundëa standardeve të Bashkimit Evropian”, tha Zhupa.

“Delegacioni i Bashkimit Europian kërkon që të merren në konsiderate shqetësimet e shoqërisë civile dhe të rihapet procesi i konsultimit. Ai kërkon që në kuadër të procesit të integrimit qeveria duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur direktivave të BE për mjedisin”, shtoi më tej Zhupa.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...