PD: Emigrimi i të rinjve, shqetësim serioz për shoqërinë shqiptare

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtare e Kryesisë së kësaj partie, Andia Ulliri u shpreh sot në një deklaratë për mediet se në vend, emigrimi i të rinjve po kthehet në nga një shqetësimet më serioze, për shoqërinë.

Ajo citoi të dhënave e një ankete të INSTAT sipas së cilës rreth 50% e të larguarve gjatë viteve të fundit janë të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç.

“Sipas raporteve nga Eurostat, shkalla e papunësisë tek të rinjtë shqiptarë është shqetësuese, duke qenë tri herë më e lartë se mesatarja europiane. E duke shtuar këtu, ndryshimet në ligjin e tatimeve, duke bërë që 169 profesione të lira të bëhen pjesë e tatimeve, do ta bëjnë situatën më të vështirë për të rinjtë që kërkojnë të bëhen profesionistë të lire”, u shpreh Ulliri.

Sipas saj, përmirësimi i aftësive për punë së bashku me përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, si dhe funksionimin e një mbrojtjeje efektive sociale, janë tre shtyllat kryesore për fuqizimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

“Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të mbështetur të rinjtë, studentët e profesionistët e rinjë duke iu ofruar lehtësira jo duke i taksuar, duke i trajnuar jo duke i gjobitur, duke iu ofruar praktika jo duke i detyruar të largohen”, theksoi ajo.

“Prioriteti i strategjive për rininë sot dhe për rininë në vitin 2030 duhet të jetë investimi në të ardhmen e sigurt duke u fokusuar në fuqizimin e tyre nëpërmjet arsimit, trajnimit dhe zhvillimit të aftësive. Sfida jonë sot është të kthejmë shpresën tek të rinjtë dhe kjo arrihet duke kthyer vëmendjen tek të rinjtë”, përfundoi Ulliri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Raporteri Schieder vlerëson Shqipërinë

Në diskutimin mbi zgjerimin në grupin e Social Demokratëve...

Kriza me energjinë dhe ujin në Elbasan, banorët ngrihen në protestë

Protesta e banorëve të lagjes “Skënderbej” në Elbasan paraditen...

Kërkoi rikthimin në detyrë, Apeli i GJKKO lë në fuqi pafajësinë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Presidenti i ri/ Opozita bojkotoi, shtyhet seanca në Kuvendin e Kosovës

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty...