Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2025

Më datë:

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.

“Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe i gjithë procesi iu nënshtrua plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025:

Marjana Semini – Gjyqtare, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;

Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;

Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;

Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;

Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;

Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit; 

Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;  

Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.

Anëtarët Zëvendësues:

Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;

Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;

Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;

Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;

Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;

Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...