Zgjedhjet në Kosovë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Më datë:

Sot është dita e fundit për subjektet politike në Kosovë që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

KosovaPress shkruan se deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet, KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Po kështu, listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në 5 institucione tjera përveç KGjK-së, në Ministri të Punëve të Brendshme, në Ministri të Punëve të Jashtme, në Ministri të Mbrojtjes, në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve më së largu deri më 18 janar, ndërsa do të presin përgjigje deri më 20 janar.

“Nëse një kandidat nuk do të certifikohet nga KQZ, i njëjti do të mund të bëjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Supreme”, tha Elezi.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...