13.3 C
Tirana

Zgjedhjet, KQZ: 60 294 zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri tani

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri tani janë dorëzuar 60 294 zarfe.

Deri tani, janë dërguat fletët e votimit për qarqet Durrës, Berat, Dibër dhe Kukës, për shqiptarët që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe dhe SHBA.

Sipas KQZ, 57 646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 majit. Deri më tani janë dërguar fletët e votimit për votues të qarqeve Durrës, Berat, Dibër, Elbasan dhe Kukës, të cilët jetojnë në shtetet si Italia, Greqia, Gjermania, Franca, Britania dhe SHBA.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Elbasan 10 298 dhe Kukës 40 zarfe.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 27 251 zarfe, në Greqi 16 714, në Gjermani 5 580, në Mbretërinë e Bashkuar 3 887, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 596 dhe në Francë 1 005 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë duhet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes. Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrestimi i aktivistëve, vijon bllokada e gjykatës në Novi Sad

Në Novi Sad, protesta e organizuar nga studentët dhe...

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dosja “Partizani” kalon për gjykim

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ku si rrjedhojë...

Protestë historike në Hagë kundër luftës në Gaza – 100 mijë qytetarë kërkojnë veprim nga qeveria holandeze

Rreth 100 mijë protestues marshuan në Hagë në demonstratën...

Kryeministri izraelit zotohet të ndalë urinë në Gaza

Presioni i aleatëve funksionoi ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i...