4.5 C
Tirana

Zgjedhjet e 11 Majit, nis nga sot regjistrimi i diasporës

Më datë:

Nga sot [11 Janar] nis regjistrimi i të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 Majit.

Ata mund të regjistrohen përmes aplikacionit të Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), i ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Regjistrimi i diasporës do të zgjasë deri më 11 Mars.

Të interesuarit mund ta aksesojnë PER-in në disa mënyra: Nëpërmjet aplikacionit të KQZ në telefon, po ashtu edhe nga website i KQZ në hapësirën e votuesve nga jashtë 

KQZ ka shpjeguar se çdo shtetas që jeton jashtë duhet të krijojë një llogari në PER.

Ai/ajo ka dy opsione për krijimin, qoftë nëpërmjet numrit, apo email-it që duhet të jenë të saktë. Më pas vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror që përdoret vetëm 1 herë.

Pasi shkruhet kodi vazhdohet me hapat e radhës, ku zgjedhësit i kërkohet të krijojë një fjalëkalim të ri, që duhet të përmbajë 8 karaktere në total.

Nga KQZ kanë shpjeguar se aplikimi duhet bërë vetëm duke qëndruar para kamerës ku kapet një imazh i vërtetë i fytyrës.

“Nuk mund të vendoset foto”, sqaroi Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë gjatë prezantimit dhe testimit të PER.

Më pas zgjedhësi vendos të dhënat e tij personale, të cilat duhet të jenë në përputhje me ato që ka në mjetin e identifikimit, qoftë kartë identiteti apo pasaportë. Pasi zgjedhësit i konfirmohet që krijoi profilin e tij ai mund të aplikojë kërkesën e tij për t’u regjistruar.

Gjatë një raportimi në nënkomisionin parlamentar të Diasporës, Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, siguroi se vota e emigrantëve është e mbrojtur, pasi janë një sërë mekanizmash të ngritura që garantojnë transparencë dhe numërim të drejtë

Lidhur me kostot e shërbimit postar, Celibashi pohon se qeveria i ka parashikuar në buxhet paratë si për dërgimin e fletës së votimit ashtu dhe për kostot e kthimit të saj në KQZ, por për këtë të dytën kërkohet ndryshim në Kodin Zgjedhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...