4.5 C
Tirana

Rama në podkastin “Flasim”: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Më datë:

Diana dhe Keidi Pushi, nënë dhe bijë, ishin të ftuarat e radhës së Kryeministrit Edi Rama në episodin e parë të sezonit të katërt të Podkastit “Flasim”.

Iniciuese të platformës “Reborn Albania”, ato treguan mbi përfitimet e meditimit për njeriun, ndërsa sollën në vëmendje metoda të shkencës së përparuar të zhvillimit të potencialit njerëzor.

I emërtuar “Back Home”, ky episod përcolli rrugëtimin e kësaj familjeje, e cila pas një qëndrimi prej 20 vitesh në Kanada, ndoqi “thirrjen” për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të qenë në shërbim të njerëzve.

Vetë Diana e konsideron mision, gjithçka bën përmes platformës “Reborn Albania”, e cila sipas saj ka krijuar një rrjet të gjerë ndjekësish në kërkim të njohjes së vetvetes dhe shërimit të traumave nga e kaluara.

Në një bisedë që u ngrit në nivelin e spiritualitetit, nënë e bijë shpjeguan misionin e “Reborn Albania” për të krijuar një transformim shpirtëror për këdo që zgjedh të bëhet pjesë e kësaj platforme.

E veçantë ishte dhurata që ato kishin zgjedhur për kryeministrin Edi Rama, të cilit i dhuruan emblemën e jetës, një pëllumb që simbolizon paqen.

“Është koduar kodi Juaj dhe ne krijojmë disa emblema në forma të ndryshme. Intuita ime zgjodhi dy forma për Ju, sepse tema juaj emocionale e jetës është se ke ardhur këtu për të krijuar dhe mbjellë paqe. Tema Juaj e gjithë jetës është t’i mbyllni sytë në këtë jetë në kërkim të paqes dhe e dashuron paqen. Jeni manifestues në kuptimin revolucionar”, u shpreh Diana, ndërsa “zbërtheu” kodin e dhuratës për kryeministrin.

“E dashuroj paqen, është e vërtetë, por nuk e gjej. Mbase po ta gjeja nuk do të ishte më paqe. Paqja e vërtetë është ajo që zien. Unë jam vetëm luftë, vetëm paqe s’jam. Unë paqen e dua, por luftë jam. Të punoj për paqen”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...