Zëdhënësi i LVV: Cinikët duan të paraqesin Lëvizjen si të paaftë për të marrë pushtetin

Më datë:

Është zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ai që përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar si pozitiv faktin që e gjithë shoqëria është përfshirë në debat publik për qeverinë e ardhshme, për dallim nga herat e kaluara.

Sipas tij, tash po debatohet për çdo lëvizje më të vogël nga partitë.

Siç thotë Manxhuka, cinikët po duan ta paraqesin VV-në sit ë paaftë për të marrë pushtetin.

Postimi i plotë i Manxhukës:

Per here te pare e gjithe shoqeria eshte perfshire ne debat publik e politik mbi qeverine e ardhshme, per kundruall koalicioneve te kaluara ku analiza e kritika ka qene gjithnje post festum.

Prej AKP-se e Fondit Sovran, Prej MPB-se e te Presidenti, prej Kryeparlamentarit te ministrite shtese, te gjithe jemi futur ne debat. Prej koalicioneve super te shpejta ku ndaheshi borde e agjensi tash po debatohet per cdo levizje te vogel. Por, natyrshem, Levizja VETEVENDOSJE! s’do te ishte ndryshe po te mos ishte ndryshe dhe ne qasje. Nderkaq ciniket qe duan te paraqesin Levizjen si te paafte per te marre pushtetin, ne fakt, jane duke folur me shume per veten. Ata me mekanizmat logjike te gjykimit per stilin PAN-ist te qeverisjes duan te gjykojne paaftesine e Levizjes, nese ata gjykojne nga ajo perspektive atehere po, ne nuk jemi te afte te qeverisim si ta.

Sikur ata ne nuk dijme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çështja Balluku në GJKKO, ja kur mbahet seanca e parë paraprake

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 11 dhjetor për...

Vendim i GJEDNJ-së për emigrantët, Polonia dhe Letonia shpallen përgjegjëse

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka...

Balla konfirmon datën, ligji për financimin e partive drejt votimit më 21 dhjetor

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

Në pranga ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe dy persona

Janë arrestuar edhe katër të dyshuar për rastin e...