Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Më datë:

Në një operacion policor të koduar “Last chance”, janë goditur aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit në Tiranë.

Policia zbuloi një lokal ku organizoheshin lojëra të paligjshme dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në pranga ranë dy punonjës të lokalit, ndërsa pronari u shpall në kërkim. U arrestuan F T, F D si dhe u shpall kërkim B V

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last chance”.

Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati.

Vihen në pranga 2 shtetas (punonjës në lokal). Shpallet në kërkim pronari i lokalit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B. V., në bulevardin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 44 vjeç, dhe F. D., 39 vjeç (punonjës në lokal), të cilët organizonin lojën e fatit, me makineta, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...